Deputetët pa maska në Kuvend, Rama reagon

Gazetare: Klevisa GJIKA

Nuk ndodh rrallë që informacionet të shkojnë në vesh të shurdhët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çështjen e vënies së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura. Deputetët e parlamentit shqiptar nuk e kanë respektuar vendimin e MSH, që sipas aktit normative gjobitet me 2 mijë lekë.

Veprime të tilla nga ligjvënësit e këtij vendi japin një shebull jo të mirë te qytetarët shqiptarë, të cilëve u bëhen vazhdimisht thirrje për respektim të masave. Megjithatë, kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk i ëshë bashkuar listës së deputetëve të bindur për mosvënien e maskës. Rama kërkoi që Kuvendi të japë shembullin e vet.

“I dashur Halit vëre maskën. Hajdari vëre maskën. Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe moskontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur.

Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSH, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”, u shpreh kryeministri.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus