Mungon distanca fizike në urbane, pasagjerë me maska poshtë hundës ose të papajisur fare

Foto marrë për gazetën “Shëndeti Plus”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Transporti urban është një ndër problematikat më të mëdha në këtë kohë pandemie të krijuar nga covid – 19. Temperaturat e larta, kushtet jo të mira bëjnë që ky shërbim të vështirësohet akoma edhe më shumë gjatë mbajtjes së maskës, që është një detyrim ligjor për të gjithë pasagjerët. Megjithatë, respektimi i rregullave ndërkohë që virusi keqbërës është akoma në qarkullim nuk ndiqet rigorozisht nga të gjithë.

Pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave të shumta për zbatimin e masave, qytetarët nuk janë tërësisht të ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës gjatë lëvizjes me autobus, madje as distancat fizike nuk respektohen. Në monitorimet e bëra nga gazeta “Shëndeti Plus” në disa urbane në kryeqytet dhe në zonën e Kamzës vihet re se maska nuk mbahet siç duhet. Më saktë, mbulon vetëm gojën dhe jo hundën, gjë që vazhdimisht është konsideruar si jo efektive në këto kohë kur koronavirusi ka uzurpuar Shqipërinë nga veriu në jug.

Për pasagjerët mbajtja e një maske në stinën e verës përbën një problem të madh dhe zbatimi i këtij rregulli, që para dy ditësh u bë me detyrim për të gjithë personat që qëndrojnë në mjedise të mbyllura, shihet si një mision deri diku i humbur. Edhe pse ata janë koshientë për ekzistencën e një virusi, sërish e mbajnë maskën “sa për zbukurim” ose sa për të nënkuptuar se e kanë atë, mënyrë kjo për të shmangur gjobën që i kanoset në mungesë të këtij mjeti mbrojtës.

Përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruajë distancën fizike ose në të kundërt do të gjobitet. E njëjta gjë vlen për të gjithë qytetarët që nuk mbajnë një maskë teksa janë në mjedise të mbyllura. Kujtojmë se vlera që duhet të paguajnë është 2 000 lekë të reja.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus