Shënohet viktima e parë me COVID – 19 në Kukës

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ndërron jetë një 57 – vjeçar në Topojan të Kukësit. Viktima ishte shtruar në spiatlin Infektiv që më 6 korrik dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Kështu, shënohet viktima e parë në Kukës nga koronavirusi, që në fillim të pandemisë. Frika e infektimit të të afërmve të tij ka bërë që të gjithë familjarët të bëjnë tamponin. Megjithatë, për fat të mirë të gjithë kanë marrë përgjigje negative dhe kjo ka ulur mundësinë për krijimin e një vatre tjetër infeksioni.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet. Aktualisht, 32 raste janë aktive dhe 42 qytetarë nga 80 infektime në total janë shëruar.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus