7 raste pozitive me COVID – 19 në Kadastrën e Fierit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Koronavirusi “ka shtirë kthetrat” edhe në Kadastrën e qytetit të Fierit. 7 rastet e fundit të konfirmuara janë nëpunës të këtij institucioni. Madje mendohet se rastet e reja vijnë nga kontakti i njërit prej punonjësve me mjekun anestezist të infektuar javën e shkuar me koronavirus në Vlorë.

Në Kadastër është bërë dezinfektimi i godinës dhe një pjesë e mirë e stafit është karantinuar. Nga 40 punonjës në total, vetëm 10 janë në punë, pasi pjesa tjetër është izoluar pas infektimit me virusin keqbërës.

Ndërkohë, puna në institucion vazhdon. Për sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve ai ofrohet normalisht nëpërmjet e-albania dhe sporteleve Adisa dhe trajtimi i tyre bëhet në banesa.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus