Manastirliu: S’ka më normalitet të vjetër, ka një normalitet të ri që na detyron të jetojmë me rregulla

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për ecurinë e pandemisë në vendin tonë dhe për këtë po rrit kapacitetet njerëzore për spitalet COVID -3 dhe COVID – 4.

“Nuk do mjaftohemi me kaq por po rrisim kapacitetet. Burimet njerëzore janë të fundme, nëse ske burime njerëzore është problem ndaj po punojmë për rritjen e kapaciteteve njerëszore, skuadrave rezervë që të përgjigjemi cdo situate”, tha ministrja.

Gjatë dorëzimit të aparaturave të reja mjekësore, ndihmë këto nga Bashkimi Europian për spitalet Covid, Manastirliu kërkoi ndërgjegjësim për situatën aktuale.

“Duhet të kuptojmë se s’mund të kemi një polic e inspektor pas cdo qytetari.
Ndaj duhet sakrificë dhe përgjegjësi individuale për të bërë ato veprime të thjeshta që ndikojnë në uljen e përhapjes së infeksionit”, shtoi më tej.

Gjatë mbajtjes së fjalës ajo apeloi se nuk duhet të bëhet politikë me virusin: “Nuk mund të bëhet politikë me visurin. Mjekët e infermierët e dinë mirë se c’po shohin e po përjetojnë. Familjarët e dinë mirë së c’përjetojnë ndërsa presin një lajm. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer paqen e të bëjmë c’ka kërkohet në këto momente. Të ndërgjegjësojnë njerëzit për të zbatuar masat e thjeshta. Kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin nuk bënë asgjë.

Sistemi ynë shëndetësor është i brishtë mos e vendosim në një stres që është e vështirë për ta mbajtur. Vende shumë të zhvilluara arritën në kolaps, ndaj një thirrje për të gjithë për të vijuar me ndërgjegjësimin e qytetarëve, të rinjve për t’u bërë ata agjentë të ndryshimit, nuk ka më normalitet të vjetër, ka normalitet të ri, që na detyron të jetojmë me rrëgulla e kjo jetesë me rregulla do na bëjë të mundim këtë virus”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet