Greqia rishqyrton masat antiCovid/ Njoftim për punëtorët sezonalë shqiptarë. Kush kthehet në Shqipëri para 4 gushtit…

Qeveria greke ka rishqyrtuar masat për pandeminë, midis të cilave edhe ato që kanë të bëjnë me dy pikat kufitare të hyrjes nga Shqipëria, Kakavija dhe Kapshtica.

Kështu sipas zëdhënësit të qeverisë, prej datës 23 korrik, të gjithë shtetasit greke si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit duhet edhe ata të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes (passenger locator form). Këshillohen gjithashtu qytetarët grekë të shmangin vizitat në vendet e rënduara nga virusi.

Gjithashtu për punëtorët sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen për në Shqipëri para katër gushtit, nuk do të kenë më të drejtë hyrjeje në Greqi deri në një urdhër të ri. / TopChannel

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital