Gazetare: Klevisa GJIKA
Shuhet në moshën 54 – vjeçare humoristi i njohur Anton Krosaj. Shkak i humbjes së jetës është bërë një sëmundje e rëndë e aktorit.
Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.
Disa prej tyre janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :O vajzën o komunën; Vëllai nga babai; Surpriza; Big Brother Shkodra 1; Big Brother Shkodra 2; Martesë me Intenet; Zef Deda Shoë 3; Bujar Qamili Shoë 2; Lumturi në Fukarallek; Je Shkodran në qoftë se; Humor me shkolle te mesme etj. Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë : Gëzuar 2015, Gëzuar 2016 dhe Pranverë për fëmijë.
Sot, trishtuese ishte edhe ndarja nga jeta e aktorit shumë të njohur Fuat Boçi.

