Qeveria greke rihap dy pikat kufitare me Shqipërinë, ja rregullat e reja

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pas bllokimit të hyrjes së shqiptarëve në Greqi nga pika kufitare e Kakavijës, shteti fqinj deklaron ndryshime te reja për shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur nga pikat e kalimit kufitar Kakavijë dhe Kapshticë.

Lëvizja jashtë vendit i është rikthyer normalitetit, mirëpo janë vendosur rregulla te reja, të cilat janë:

-Brenda 48 orëve, para udhëtimit qytetarët duhet të plotësojnë online formularin PFL;

-Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin;

-Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do ta paarqesë në pikën hyrëse të kalimit në Greqi;

-Mungesa e barkodit nuk lejon kalimin e kufirit;

-Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike;

-Edhe shoferët e kamioneve duhet të plotësojnë formularin online.

Njoftimi i plotë:
Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/
?Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve ? në pikën hyrëse të kalimit në Greqi ??.

?Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin ?⛔.
?Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.
?Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.
?Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave ? ? vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje ?? ?? por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.
#Shperndaje

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus