27 – vjeçari nuk ndërroi jetë nga COVID – 19, por nga një sëmundje e lindur e gjakut

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ditën e sotme u raportua për një viktimë tjetër të COVID – 19. Vdekja e një 27 – vjeçari nga Kavaja nuk kishte të bënte me virusin keqbërës, por me probleme shëndetësore të të riut në lidhje me një sëmundje të lindur të gjakut.

Reagimi për këtë çështje ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka përgënjeshtruar lajmet se 27 – vjeçari ka ndërruar jetë nga koronavirusi. MSH bën me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti vascular cerebral.

Që nga fillimi i pandemisë kemi 123 humbje jete nga 4466 raste të rezultuara pozitive me COVID – 19.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet