Poliklinika Qendrore, materiale informuese në ambientet e godinës për COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Institucionet shëndetësore nuk mjaftohen vetëm me thirrjet e vazhdueshme të bluzave të bardha apo të qeverisë për respektimin e masave. Në Poliklinikën Qendrore në Tiranë vihet re një numër i madh materialesh të afishuara nëpër korridore.

Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus”, marrja e masave vihet re që në hyrje të poliklinikës. Në një tavolinë të vogël është vendosur një dezinfektant për këdo që dëshiron të hyjë brenda dhe të marrë mjekimin apo të ushtrojë profesionin në rastin e mjekëve, sanitarëve dhe recepsionistëve.

Në mure jepen informacione të shkurtra, qoftë edhe rikujtuese, për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.

“Mbani distancën. Së bashku ia dalim. #distancimisocial”;

“Qëndroni të informuar. Njihuni me rrezikun e COVID – 19”;

“Distancimi social detyrë për të gjithë”, janë disa nga materialet e printuara të vendosura në ambientet e  brendshme të godinës.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet