“Nëna me një veshkë e pa një pulmon sjell në jetë vajzën e saj”, Manastirliu njihet me rastin e rrallë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka vizituar sot nga afër pavionin e veçantë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, për nënat e prekura nga COVID19 që mund të sjellin në jetë fëmijët e tyre, në kushte dhe siguri maksimale. Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur me një rast të rrallë të një gruaje që kishte sjellë vajzën e saj në jetë, ndërsa ishte pa një veshkë dhe pa një pulmon.

Sipas mjekëve, ky është një rast shumë i rrallë sepse nëna ka mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë cdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjecaren nga perferia e Tiranës dhe foshnjen e saj që gëzon shëndet të plotë.

Biseda më nënën

Manastirliu: Bonusin do ta marrësh kur të dalësh. Më tha doktor Maksi që je një rast i rrallë. Vëmendja ka qenë maksimale. Jam e kënaqur që ke dalë. Gjendja është e mirë.

Mjeku Maksim Gjoni: Në shtatzëni nuk ka pasur ndërlikime, gjëra të vogla. Gjithçka kaloi mirë.
Mjekja tjetër: Ky është një rast i rralle, pasi nuk ka një pulom dhe një veshkë. Është e lindur kështu. Dhe si pasojë e ndjekjes së shtatzënisë, gjithçka shkoi mirë. Risku për humbjen e kësaj shtatzënie ishte i madh. Sot për fat të mirë, vajza e zonjës gëzon shëndet të plotë.

Manastirliu: Kjo është një mrekulli. Një rast i rrallë. Kjo është vet mrekullia e jetës. Përveç mrekullisë, janë dhe duart dhe mendjet e mrekullueshme të mjekëve dhe infermierëve tanë. Që edhe në kohë pandemie ja dalin që të bëjnë punën e tyre. / BalkanWeb

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus