Gjigandi gjerman WÜRTH shpërndan maska falas në Tiranë për përdoruesit e transportit publik

Kompania gjermane “Wurth Group”, me filial edhe në Shqipëri, ka shpërndarë maska falas së bashku me një fletë udhëzimi nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura.

“Ne sot kontribuojmë në kauzën botërore për luftë kundër pandemisë, duke shpërndarë një sasi simbolike maskash falas për shfrytëzuesit e transportit publik së bashku me një fletë me udhëzime nga ana e OBSH-së. Uroj dhe shpresoj që ky aktivitet i yni sadopak të ndikojë në vetëdijen sociale për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura publike. Gjithashtu dhe një “SHUMË FALEMINDERIT” për të gjithë punonjësit në mjekësi kudo që janë, për sakrificat e tyre me më të shtrenjtën, jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër”, u shpreh z. Mahir GANI, administratori i kompanisë Wurth Albania sh.p.k në një prononcim me mediat.

Wurth Group eshte kompani lider botëror në biznesin e tij primar – materiale për fiksim dhe montim. Aktualisht ka në pronësi të tij ka mbi 400 kompani në mbi 80 shtete të botës me rreth 79,000 të punësuar. Vetem linja Wurth ne programin e tij per tregti dhe industri përfshin mbi 125,000 produkte.
Në Shqipëri operon qe nga viti 1995, duke u shërbyer mbi 2,500 klientëve, me mbi 4,000 produkte në dispozicion të gatshme për shpërndarje brenda 24 orëve në çdo vend të Shqipërisë.

Si gjithmonë, edhe me këtë aktivitet, gjermanët dëshmojnë nivelin e tyre të lartë jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në përgjegjësinë sociale duke dëshmuar kulturën e tyre kudo që ata janë.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus