Mjeku ORL në QSUT: Na ndihmoni ta mundim këtë virus!

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mjeku ORL në QSUT, Klevis Thomai, jep një mesazh për të gjithë qytetarët në vend për situatën e krijuar nga COVID-19. Në një postim në rrjetin social facebook, përmes një videoje të tij të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë ai tregon se puna e bluzave të bardha lidhet me veprimet e qytetarëve. Ai shprehet: “Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili.”

Përmes këtij mesazhi sensibilizues ai apelon për ndihmë për të mundur këtë virus.

”Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus.”

Mjeku ORL e mbyll mesazhin e tij duke kërkuar që të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit tanë të dashur si dikur.

Mesazhi i plotë:

“Jam Kevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe ndjej mesazhin për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues.Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. është virus që mundet nga të gjithë bashkë ne. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur. ”

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus