COVID-19 / Organizonin dasma, gjobiten me 1 milion lekë 4 lokale në Lezhë

Gazetare: Klevisa GJIKA

4 administratorë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me nga 1 milion lekë për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ. Shtetasit me iniciale M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z. organizonin dasma dhe lejonin grumbullimet, gjë që bie ndesh me masat e marra nga qeveria për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në vend.

Në bazë të kontrolleve të kryera nga policia Lezhë është konstatuar se 4 restorante dasmash në Lezhe dhe Ishull Lezhë nuk respektonin kufizimin e përcaktuar për organizime dhe muzikë pas orës 20:00.

Dje, dy lokale në Durrës u gjobitën me të njëjtën vlerë, pasi organizonin dasma në kohë pandemie.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve