Bluzat e bardha në kontakt me pacientë me COVID-19, rrezikohen 9 herë më shumë nga virusi se pjesa tjetër e personelit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Punonjësit e sistemit shëndetësor në spitalet COVID janë 9 herë më të rrezikuar që të infektohen nga virusi keqbërës, sesa bluzat e bardha që nuk janë të angazhuar në godinat spitalore të posaçme për të infektuarit nga koronavirusi. Çuditërisht, studiuesit nuk gjetën rezultate pozitive të testit në mesin e punonjësve që nuk janë pjesë e spitaleve COVID

Referuar Daily Mail, më shumë se 5.4% e mjekëve, banorëve, infermiereve dhe mjekëve rezuktuan pozitivë pas kryerjes së tamponit, gjë që nxjerr në pah se ky grup i punonjësve ka një rrezik shumë më të lartë të kontraktimit me COVID-19, sesa personat që punojnë në spitale jo të COVID-19.

Studimi i botuar në JAMA Netëork Open, bazohet në vëzhgimet e evazhdueshme që i janë bërë  punonjësve të kujdesit shëndetësor në Qendrën Mjekësore Houston Methodist.

Shkalla më e lartë e të infektuarve ishte midis punonjësve të kujdesit shëndetësor klinik, i cili përbëhet nga mjekë, banorë, mjekë infermierë dhe asistentë mjekësh./DailyMail

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus