U certifikua dy javë më parë për COVID-19, koncesioni mbyll laboratorin e QSUT

Ministria mbyll pas dy javësh laboratorin e ri për testimet Real Time PRC për koronavirusin.

Reporter tregon se vendimi i Ministrisë është marrë pas kërkesës së koncesionarit, që për 10 vjet do të ketë në pronësi të gjithë laboratorët dhe setet e analizave që do të kryejnë qytetarët shqiptarë në spitale publike.

Vlera e kontratës është 95 milionë euro.

73 persona të stafit mjekësor të laboratorit në QSUT, që së fundmi u trajnuan për realizimin e analizave për Covid–19, pritet të pushohen na puna pasi stafi mjekësor nuk do të jetë më nga QSUT por i kompanisë koncensionare.

Një njoftim i afishuar në ambjentet e laboratorit thotë se largimet nga puna do të njoftohen para fundit të gushtit.

Kontrata koncesionare për konsorciumin e tre kompanive – Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% – u firmos nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në mungesë të kryeministrit Rama, më 24 prill të 2019-ës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka quajtur të mangët studimin e fizibilitetit të Ministrisë për shkak të kostove të personelit, që vlerësohen të tepërta.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve