Ministria e Shëndetësisë: Mjeku pneumolog vdiq nga insuficenca e rëndë respiratore

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e mjekut pneumolog, Anibal Byberi si pasojë e koronavirusit. Ministria thotë se, mjeku 53-vjeçar, me origjinë nga Tropoja u konfirmua pozitiv me virus pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Por kur iu përkeqësua gjendja, e shtruan në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku dhe u intubua.

Sipas Ministrisë, mjeku nuk mundi të mbijetojë si pasojë e insuficiencës së rëndë respiratore. Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

“Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e Ministrisë./Dritare.net

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve