Çomo: Virusi është midis jush dhe midis nesh si personel shëndetësor, respektoni masat!

Gazetare: Klevisa GJIKA

Najada Çomo, shefe e shërbimit Infektiv, i bën apel të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të të afërmve.

Në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Çomo thekson faktin se numri i të shtruarve, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar, ndaj më e mira sipas saj është respektimi i masave të thëna, mbajtja e maskave, distancimi fizik, frekuentimi i kontrolluar i ambienteve publike dhe minimizimi i daljeve në grumbullime.

Krahas kësaj, ajo rikujton se virusi është mes nesh. Çomo shton se edhe pse kanë kaluar 5 muaj ka sërish humbje jete dhe të shtruar me gjendje të rëndë.

“Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë natyrisht dhe me humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët, që gjithë këta muaj pune intensive në shërbimin infektiv që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme por kam një apel, ju lutem respektoni masat e thëna, mbajtja e maskave, distancimi fizik, frekuentoni sa më pak ambiente publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga COVID-19. Virusi është midis jush dhe midis nesh si personel shëndetësor që ju shërbejmë juve, ne jemi për t’u shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, apelon Çomo.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital