Ja masat anti-covid në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Respektimi i rregullave për minimizimin e përhapjes së koronavirusit në vend është prioritet për maternitetin “Mbretëresha Geralidinë” në Tiranë.

Megjithatë, në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus”, vihet re se distancimi fizik nuk respektohet. Dhjetëra persona presin në radhë me mendimin se mund të futen brenda për të takuar të afërmit e tyre, të tjerë vetëm qëndrojnë jashtë dhe kalojnë ndërresa dhe ushqime përmes recepsionit, të bindur se respektimi i masave do shmangë çdo pengesë të mundshme që mund të dalë rrugës.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për faktin se nuk kanë mundësinë të shohin nipin, mbesën, binjakët apo trinjakët e ardhur në jetë. Ata tregojnë se është e vështirë kjo situatë, pasi nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse të pritet jashtë për t’u informuar për gjendjen shëndetësore të nënës dhe foshnjes.

Pandemia në të cilën ndodhemi duket se nuk i ka ndërprerë lidhjet familjare. Edhe pse rekomandohet të shmangen grumbullimet, njerëzit i bashkohen gëzimeve familjare, qoftë edhe në ambientet e jashtme të spitalit. Shumë persona e konsiderojnë këtë situatë si një periudhë me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, të tjerë shprehen të bindur se gjithçka është një stisje dhe lojë politike.

Gjithsesi, jo vetëm ata që nuk besojnë në ekzistencën e kësaj pandemie, por edhe ata që i druhen virusit keqbërës nuk ndjekin në mënyrë rigoroze rregullat e caktuara për të evituar sa më shumë të jetë e mundur shtrirjen e mëtejshme të COVID-19.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve