Mjekët, më pak të sigurt dhe të mbrojtur se infermierët gjatë pandemisë në vendin tonë

Sistemi shëndetësor ishte dhe vazhdon të mbetet në fokus për shkak të pandemisë së krijuar nga SARS COV-2. Stafi mjekësor u përball jo vetëm me vështirësi, si: mungesa e mjeteve mbrojtëse, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, por edhe me pasoja në shëndetin e tyre.

Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” zhvilloi një studim me profesionistë të kujdesit shëndetësor publik, përmes të cilit nxorri në pah se bluzat e bardha kanë hasur vështirësi të mëdha gjatë pandemisë, duke qenë nën petkun e mjekut.

Interesant është fakti që mjekët shfaqen ndjeshëm më pak të sigurt e të mbrojtur nga infektimi sesa infermierët në vendin e punës. Referuar studimit, kjo është e kuptueshme teksa shohim se mjekët më shumë sesa infermierët kanë ngritur ankesa për mungesat e MMP-ve, i përdorin ato me kursim dhe shprehen se u mungon trajnimi për përdorimin e sigurt të MMP-ve.

Mjekët, duke qenë në kontakt direkt me pacientët e tyre e ndiejnë veten shumë më të rrezikuar për t’u infektuar nga koronavirusi. Kështu, bluzat e bardha nuk kanë ngurruar të shprehen se probabiliteti i prekjes nga COVID-19 është i lartë, nisur nga fakti se ata janë barriera e parë me të cilin përballet virusi ende në qarkullim.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat