Sopranoja Ermonela Jaho apelon për situatën e krijuar nga COVID-19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Sopranoja Ermonela Jaho i është bashkëngjitur figurave publike që apelojnë për të bërë kujdes gjatë kësaj periudhe. Videoja me mesazhin për të bërë kujdes dhe për të qenë sa më të përgjegjshëm për veprimet në përditshmëri është shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me shkrimin:

#COVID19

Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjienën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.

Dëgjoni apelin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho

#RespektoRregullat Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit

#COVID19

Edhe Instituti i Shëndetit Publik e ka shpërndarë menjëherë videon e sopranos së njohur.

Krahas bluzave të bardha, një ndikim të madh kanë edhe personalitetet e njohura, të cilët përmes mesazheve dhe komunikatave të tilla arrijnë të ndikojnë në grupmosha të ndryshme.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet