OBSH: Të rinjtë të kufizojnë festat për të frenuar koronavirusin!

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bënë thirrje të rinjve të kufizojnë festat, për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit.

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

Edhe në Gjenevë, ku ka selinë Organizata Botërore e Shëndetësisë, javën e kaluar u mbyllën restorante dhe klube, pasi provat tregonin se atje e kishin burimin gati gjysma e rasteve të reja me COVID-19.

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi,” tha shefi i emergjencave të OBSH-së dhe baba i tre fëmijëve Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet. “Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë?”

Të rinjtë preken më pak nga format e rënda të COVID-19s sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve që përfshin moshat 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin,” tha ai.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata. / VOA

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese