COVID-19/ Kalo: Vetëndërgjegjësimi, arma më e efektshme përballë kësaj “flame mbarëbotërore”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Në këtë kohë kovidiane këshillat e bluzave të bardha janë kryefjala. Ato postojnë shpesh në rrjetet sociale çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Një prej tyre është edhe mjeku Tritan Kalo, që përmes llogarisë së tij personale në facebook, tregon se cilat janë masat kryesore “jetëshpëtuese”

“Vetëm tre masa të vetëndërgjegjësimit janë treguar dhe po tregohen më të efëktëshme, për parandalimin e përhapjes së frikëshme të tyre dhe uljen e “dëmeve në jetët njerëzore”, që ato shkaktojnë: 1- HIGJENA personale dhe ajo kolektive, si dhe e mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, 2- DISTANCIMI fizik mes nesh, aty kur dhe ku është e mundëshme, dhe 3- Mbajtja e maskave kudo”, shkruan Kalo.

Sipas tij, ne ndodhemi përballë një flame mbarëbotërore, ndaj mënyra më e mirë për t’i bërë ballë janë masat që ndërmarrin, pasi këto të fundit janë arma më e efektshme që kemi. Kalo tregon se edhe në fatkeqësi të tjera të ngjashme nuk ka pasur masa apo mjete parandaluese specifike. Mjeku kërkon që ta duam më shumë jetën tonë dhe të të afërmve tanë.

“Përmes këtyre masave janë shpëtuar dhe me siguri do të shpëtohen jetë të paçmimta njerëzish e do të ulen dëmet e këtyre “flamave mbarëbotërore”…..JU DUAM…..JU RESPEKTOJMË…..PËKUJDESEMI për ju në çdo moment….DUAJENI edhe më shumë jetën tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë jush…..Sars-Cov2/Covid-19 NUKU njeh moshë prekjeje, dhe virusi dëmton deri në rënim të plotë jo vetëm mushkëritë tuaja…..”

“TOGETHER FOREVER!!!”, mbyll shkrimin Kalo.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus