Indeksi i Kujdesit Shëndetësor, Shqipëria e parafundit në Europë në 6 mujorin e parë të 2020

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor. Ajo që vihet re është se Shqipëria në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë  53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë në Europë, ndërsa një vend para është Serbia

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor. Numbero, portali global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor në botë, ka bërë përditësimin e vendeve të botës në lidhje me kujdesin shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 për periudhën janar-qershor.

Ajo që vihet re është se Shqipëria në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë  53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë në Europë, ndërsa një vend para është Serbia.

Ndër vendet e para për sistemin shëndetësor në Europë janë Franca, Danimarka dhe Spanja me indesin më të lartë të kujdesit shëndetësor të marrë për 6 mujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa sipas hartës   vendet e Europës Lindore dhe Juglindore raportohet se kanë sisteme të dobëta të shëndetit.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëria renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet