Trishtuese/ Pas tërmetit që i mori shikimin, COVID-19 i merr jetën pedagogut Qerimi


Gazetare: Klevisa GJIKA

Tërmeti i 26 nëntorit ishte bomba e parë për pedagogun e universitetit Politeknik Klement Qerimi. Pas fatkeqësisë natyrore që i mori shikimin, fatkeqësia tjetër në nivel global i mori jetën.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e Qerimit përmes rrjetit social facebook. Referuar atyre, Qerimi është futur në intubim ditën që lamë pas, në një nga spitalet COVID dhe për fat të keq 47-vjeçari i mbylli sytë përgjithmonë.

Klement Qerimi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Gentjan Dervishaj, miku i Qerimit, ka bërë njoftimin për ceremoninë mortore që do të mbahet:

“Shumë të dashur, me shumë hidherim jap këtë lajm, vëllain ynë ne Krishtin, profesor dhe pastor Klement Qerimi ka ndërruar jetë pas intubimit te tij dje në darkë për shkak të covid-19.

Nesër në 14:00 bëhet ceremonia mortore në Sharre! Gjithë Lutjet dhe dhembushuria e Perendisë për Anilën dhe dy fëmijet e tij”.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve