“Sputnik V”, pse Rusia i vuri këtë emër vaksinës kundër Covid 19?

Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është një surprizë. Sipas “Ilsole24ore”, mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus që të kuptoni nostalgjinë e tij për Bashkimin Sovjetik.

Vaksina konsiderohet një ‘armë’ gjeopolitike ekonomike e jashtëzakonshme.

Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957 çka shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.

“Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën”, lexohet në faqen zyrtare të vaksinës.

“Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një “moment Sputnik” për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V” shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe./BalkanWeb

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU