Hapja e shkollave në kohë pandemie? Ja çfarë propozon Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka deklaruar në një bisedë në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori se duhet menduar një mënyrë për hapjen e shkollave pa zëvendësuar marrëdhenien njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit.

Ai tha se një alternativë është edhe zhvillimi i mësimit, i ndarë në dy pjesë online dhe në klasë në ditë të ndryshme të javës, për të shmangur kështu kontaktin e shpeshtë dhe grumbullimet në klasa.

Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë”, tha Beqaj.

Beqaj u shpreh se me rritjen e shifrave të të infektuarve si pasojë e neglizhimit të distancës sociale, do duhet që maska të bëhet me detyrim edhe në ambiente të hapura, veçanërisht në qytetet e populluara siç është Tirana.

“Nëse do vazhdojnë njerëzit të rrinë kaq afër me njëri tjetrin duhet të bëhen maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Të paktën në Tiranë kur ka shumë njerëz”, tha Beqaj./Abcnews.al

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU