Mbyllet materniteti i Lushnjes, rezulton e infektuar me COVID një gjinekologe

LUSHNJE- Mbyllet materniteti i Lushnjes, “Ihsan Çabej”. Ky vendim është marë pasi një gjinekologe ka rezultuar e infektuar me COVID-19. Mësohet se u është marrë tamponi gjithë stafit të këtij spitali. Ndërkohë, vizitat mjekësore të grave shtatzëna do të zhvillohen në ambulancat dhe qendra shëndetësore të qytetit.

Më herët është mbyllur edhe reparti i Gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit, pasi 4 infermiere rezultuan të infektuara.

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 228. Po kështu, dje kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani. Tashmë janë 3358 qytetarë të infektuar.  Sakaq, spitalet COVID janë plot dhe 5 pacientë ndodhen në intubim.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve