Lutje dhe tensionime në hyrje të Infektivit/ “Kam nënën duke vdek. Hajde na ço, të lutem si vëlla”

Gazetare: Klevisa GJIKA

Të afërm të të infektuarve që presin të lodhur çdo ditë nëpër spitale,  pritje të gjata për një lajm të mirë, rrëfime me lot në sy…,kjo është situata në spitalin COVID-1.

Në ambientet e spitalit Infektiv, ambulancat mbërrijnë njëra pas tjetrës.

Gjatë monitorimit të ditës së sotme nga gazeta “Shëndeti Plus” situata nuk dukej aspak e qetë. Nuk munguan tonet e larta të zërit në hyrje të spitalit për të vizituar të afërmit e shtruar prej ditësh.

“Ore unë kam nënën duke vdek. Ore ti po më merr në qafë nënën. Të dalë një bluzë e bardhë dhe të më marrë. Mbajmë vetë përgjegjësi. Hajde na ço, se kena nonën duke dhonë shpirt, të lutem si vëlla”, i lutej një qytetar një prej rojeve në Infektiv që të shihte nënën e tij.

Nën rrezet e forta të diellit, të rraskapitur nga pritjet e gjata, njerëzit rrinin me sy nga Infektivi dhe sa herë një mjek dilte vërshonin drejt spitalit.

Të qarat oshëtinin nga Infektivi në Onkologji e Radiologji dhe më gjerë. Lajmet e hidhura që qytetarët merrnin nga bluzat e bardha, pas edhe 14 ditëve kujdes nga jashtë spitalit për të afërmit e tyre, fusnin në mendime të rinj dhe të moshuar, me frikën se edhe i afërmi i tyre mund të përfundojë në të njëjtën mënyrë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve