Mira Xhixha: Në çdo pacient që vjen bëjmë edhe edukimin anti-covid, kjo mund të zgjasë edhe gjymsë ore

Gazetare: Klevisa GJIKA

Për mjeken Mira Xhixha është shumë i rëndësishëm komunikimi me pacientët. Sidomos në këto kohë pandemie, sipas saj, kontakti me to duhet të jetë i kujdesshëm dhe ndërgjegjësues. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, ajo shprehet se çdo pacient që ajo ka vizituar ka marrë edhe një lloj “edukimi anti-covid”.

“Në çdo pacient që vjen bëjmë edhe edukimin anti-covid. Si duhet të mbrohemi, si duhet të qëndrojmë larg dhe për t’i dhënë të gjithë informacionet të sëmurëve sesa rrezik ka për këtë lloj infeksioni. Ky infeksion ka pasoja tragjike, duke ditur rrezikshmërinë dhe rriskun e kontigjentëve të caktuar të të sëmurëve që kanë rrezik për sëmundje të rëndë, duke ditur edhe rrezikun e lartë të infektimit. Në këto pika bazohet edhe edukimi i pacientëve.”

Mjekja alergologe në Poliklinikën Qendrore në Tiranë tregon se krahas punës së saj si bluzë e bardhë, nuk “përton” të informojë qytetarët që drejtohen tek ajo në një kohë kur COVID-19 është nëpër këmbë.

“Përveç anës së ngushtë të specialitetit tim do merresha edhe me propagandë të përditshme individuale me secilin pacient që mund të zgjaste edhe gjysmë ore”, rrëfen ajo.

Apeli i mjekes Xhixha është që të zbatohen 3 masat kryesore: mbajtja e maskës, larja e duarve shpesh ose dezinfektimi në mungesë të ujit dhe sapunit dhe distancimi fizik. Sipas saj, këto janë masa të sigurta që nuk kushtojnë, janë me kosto zero dhe që parandalojnë infektimin.

E pyetur në veçanti për alergjikët ajo thekson faktin se këta të fundit duhet të vazhdojnë mjekimin për aq sa mjeku i ka rekomanduar.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve