OBSH paralajmëron: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll COVID-19, “recetë për katastrofë”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.

Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e koronavirusit. “Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media.

“Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar”, ka thënë ai. “Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”, ka thënë mes tjerash ai përgjatë një konference për media në Gjenevë.

Ka pasur “përhapje masive” të COVID-19 nga grumbullimet e njerëzve në stadiume, klube nate, objekte kulti dhe turma të tjera, ku virusi mund të përhapet lehtësisht midis grupeve të njerëzve, tha Tedros.

“Vendimet se si dhe kur mund të lejohen grumbullimet e njerëzve duhen të ndërmerren në bazë të rrezikut në nivel lokal”, shtoi ai.

Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU