Mjeku infeksionist: Pishinat, ambiente më të vogla se në det, janë njësoj si dasmat dhe mortet

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përhapja e COVID-19 në vendin tonë ngriti dyshime për mënyrën sesi do t’i kalojmë pushimet dhe sa do të mundemi t’i shijojmë ato edhe pse në kohë pandemie. Megjithatë, krahas pikëpyetjeve të mëdha sesi kjo verë do kalojë, zonat bregdetare nuk qëndruan bosh, madje edhe pishinat, për të cilat u nxorrën vazhdimidht urdhra për mbylljen e tyre, vazhduan të funksiononin si në kushte normale.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjeku Infeksionist në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Petrit Gjorgji, i krahason pishinat me ambientet në dasma dhe ceremoni mortore.

“Pishinat janë ambiente më të mbyllura dhe më të vogla se në det, janë njësoj si dasmat dhe mortet. Ambientet në pishina, edhe pse duket i hapur, ka më shumë dyndje. Është vend infektimi. Nuk them në ujë, por në ajër. Sikur dy-tre persona të jenë rreth pishinës do infektojnë 10% apo 20% të njerëzve që grumbullohen aty”, shprehet mjeku Gjorgji.

Mjeku shton më tej se mundësia e infektimit është shumë më e madhe se sa ambientet e hapura, ku kontaktet janë më të rralla.

“Ambientet e vogla janë shumë më të dëmshme se ato të mëdha. Shpërndarja e virusit është më e shpejtë dhe virulenca, mundësia e kontaminimit është 20 herë më shumë se sa në ambientet e  mbyllura.”

“Qytetarët e kanë kuptuar se janë prekur pasi janë infektuar të gjithë pjesëtarët e familjes dhe thonë pastaj: ‘Ç’mu desh me shku në dasëm?’Pra, pendohen pastaj”, rrëfen nga eksperienca e tij si mjek pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU