Shërbimi tek Qendra e Konsultave në QSUT/ Ja sa të kënaqur janë qytetarët

Gazetare: Klevisa GJIKA

Kushtet në të cilat jetojmë kanë bërë që shumë shërbime mjekësore të mos funksionojnë normalisht. Mirëpo, në qendrën e Konsultave në QSUT, situata duket se shkon mirë.

“Mbaruam punë, shërbimi ishte shumë i mirë. Të paktën doktori ku isha unë. Vetë mjeku ëhtë i rregullt. Masat anti-covid janë respektuar, ne kemi hyrë me orar, kemi ardh dhe i kemi caktuar më para për të hyrë sot”, shprehet një qytetare pas marrjes së shërbimit mjekësor.”

Siç shihet edhe në imazhet e siguruara nga gazeta “Shëndeti”, qytetarët kanë mundësinë të presin në hije, masë kjo e nevojshme për pacientët që i drejtohen spitaleve në ditë të nxehta vere. Qytetarët përpiqen të respektojnë distancën me njëri-tjerin dhe masa kryesore mbrojtëse-maska, nuk mungon.

Secili futet me radhë dhe ky shërbim aktual merr komente pozitive nga qytetarët.

“I kanë respektuar oraret, çdo gjë është mirë.”

“Kam ca që pres, po vjen doktori. Orari, shërbimi është në rregull.”Në foto: Ish-hyrja në Qendrën e Konsultave, përballë me spitalin Infektiv

Shërbimi pranë Konsultës në QSUT është zhvendosur në pjesën e pasme të ndërtesës për shkak të afërsisë që kjo godinë ka me spitalin Infektiv. gjithsesi, kjo nuk përbën problem për qytetarët, madje ka dhe nga ata që janë të kënaqur me shërbimin krahasuar me herët e tjera kur i janë drejtuar bluzave të bardha.

“Radha u respektua, është e vetmja herë që ishte shumë në rregull”, tregon një qytetare për gazetën “Shëndeti Plus”.

Të tjerë qytetarë të pyetur në lidhje me situatën aktyuale pranë Qendrës së Konsultave shprehen kështu:

” Dua të bëj vizitë te hematologu. Radha respektohet, shërbimi është i mirë në përgjithësi.”

“Është futur burri dhe djali te mjeku. Masat respektohen, po ça të kemi kismet.”

“Këtu jemi në rregull. Kontakti me mjekun është mirë. Më kthyen një herë se s’kisha kartë dhe erdha prapë.”

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet