Detaje nga ngjarja shokuese tek Sanatoriumi/ 65-vjeçari u hodh nga dritarja, kishte dy ditë i shtruar në spital

Një 65 vjeçar i shtruar në pavijonin e covid tek Sanatoriumi u hodh mbrëmjen e djeshme nga dritarja e katit të 4 të spitalit duke tronditur opinionin publik.

Viktima ishte nga Klosi dhe kishte dy ditë i shtruar në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.

65-vjeçari është i dyti rast që vetëhidhet nga ambientet e spitalit covid 2 në gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve