Studimi/ Të shëruarit nga koronavirusi vuajnë nga dëmet në mushkëri disa muaj pas rikuperimit

Një studim i fundit ka zbuluar se pacientët e infektuar me koronavirus kanë shenja të dëmtimit të mushkërive edhe tre muaj pas daljes nga spitali.
Gjendja shëndetësore e shumicës së personave të infektuar përmirësohet brenda gjashtë javëve, por hulumtuesit zbuluan se disa persona kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe kollë për një kohë shumë më të gjatë, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët e instituteve të ndryshme në rajonin e Tirolit në Austri i pyetën pacientët e koronavirusit që kishin qenë në spitale për ta vlerësuar gjendjen e tyre gjashtë, dymbëdhjetë dhe njëzet e katër javë pas daljes nga spitali.

Në vlerësimin e parë, gjashtë javë pas lirimit nga spitali, më shumë se gjysma e pacientëve thanë se kishin së paku një simptomë të vazhdueshme, kryesisht pengesë në frymëmarrje dhe kollitje. Sipas fotografimit me rrezatim, 88 për qind e pacientëve kishin dëmtim të mushkërive.

Gjatë vlerësimit të dytë, gjendja shëndetësore e këtyre personave ishte përmirësuar dhe përqindja e atyre që kishin dëmtim të mushkërive u ul në 56 për qind. Megjithatë, ende është herët të vlerësohet gjendja e personave të shëruar 24 javë pas daljes nga spitali.

“Lajmi i keq është se njerëzit shfaqin dëmtime në mushkëri disa javë pas daljes nga spitali. Lajmi i mirë është që dëmtimi shfaq prirje të përmirësohet me kalimin e kohës, që lë të kuptohet se mushkëritë kanë një mekanizëm për riparimin e vetes”, tha Dr. Sabina Sahaniq.

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU