Dhurata të veçanta nga BE-ja: vaksina anti COVID-19

Kur të hidhet në treg vaksina anti COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë të tilla edhe Shqipërisë. Po deri atëhere vazhdoni të ruheni dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar, theksojnë BE-ja dhe OBSH-ja.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së-

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja të vaksinës është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

Shqipëria ka vendosur të fillojë vitin e ri shkollor 2020-2021 më 14 shtator dhe të zbatojë një strategji me masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik.

Hapja e shkollave dhe mungesa e kufizimeve strikte po krijon në Shqipëri një mjedis iluzor, se rreziku i infekstimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”

Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: “parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre”./DW

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet