Qytetari: Distancimi respektohet/ Pamjet flasin vetë, as një metër distancë tek Sëmundjet e Brendshme!

Gazetare: Klevisa GJIKA

Distancimi fizik dhe mbajtja e maskës janë dy detyrimet aktuale për t’u mbrojtur nga COVID-19. Mirëpo, largësia nga një person te tjetri nuk mbahen në parametrat e duhur. Këtë e tregojnë pamjet e sigurura nga gazeta “Shëndeti” të realizuara ditën e sotme.

Gjatë një vëzhgimi të kryer pranë Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vumë re se radhë të gjata qytetarësh presin për të marrë shërbimin pranë kësaj godine. Ajo çka lehtësisht është e duksme është mungesa e distancimit fizik.

Gjithsesi, qytetarët ndjehen të sigurt. Për to distancimi fizik ruhet dhe çdo gjë është në rregull.

“Distancimi fizik respektohet, ja po rrimë larg nga njëri-tjetri”, u shpreh i vendosur një qytetar.

“Ne e morëm shërbimin. Jemi të kënaqur për aq sa u bë. Respektohet distancimi fizik. Ne prandaj rrimë këtu”, theksoi një tjetër.

Edhe në lidhje me shërbimin qytetarët tregojnë se janë të kënaqur:

“Po presim një përgjigje. E mora shërbimin. Shumë mirë ishte.”

Në shërbimin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT masat strikte nga ana e vetë spitalit nuk mungojnë, qoftë për ata që kurohen në mënyrë të vazhdueshme, qoftë për ata që i nënshtrohen një operacioni. Prania e familjarëve në ambientet e brendshme nuk lejohet dhe për këtë masë njerëzit nuk kanë rezerva, por veçse janë përshtatur me të për të kontribuuar sa më shumë në minimizimin e përhapjes së COVID-19.

“Unë kam mamin këtu dhe ka bërë një koronare. Vetëm një person familjar ka hyrë dhe kaq”, tregoi një qytetare për gazetën “Shëndeti”.

Megjithatë, kjo foto e një maske të hedhur në tokë pranë spitalit në fjalë thekson mungesën e ndërgjegjësimit qytetar në këto kohë kur virusi keqbërë është ende në qarkullim.

Mbajtja e maskave poshtë hundës apo edhe mungesa e tyre gjatë pritjes në radhë për të marrë shërbimin, mbetet akoma një neglizhim nga ana e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet