Mbani maskën edhe nëse ju krijon probleme me lëkurën/ Dermatologia Gjoni: Më mirë mbrohuni nga COVID-i

Gazetare: Klevisa GJIKA

Mbajtja e maskës është një detyrim i vendosur për shkak të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Virusi keqbërës është akoma në qarkullim dhe të mbash këtë mjet mbrojtës të rëndësishëm në kushtet e krijuara nga SARS COV-2 është e domosdoshme.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, Blerta Gjoni, dermatologe pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë kërkon që të gjithë të mbajnë maskën, pavarësisht faktit se kjo e fundit mund të krijojë probleme në lëkurë.

“Maska më mirë të na japë një problem në lëkurë sesa mos ta mbajmë. E detyrueshme për ta mbajtur maskën, qoftë edhe nëse na jep probleme, ja japim neve zgjidhjen. Por maska duhet se s’bën të mbahet mes nesh”, shprehet mjekja.

Gjoni shton më tej: “Më mirë të mbrohemi nga COVID. Duhet të fokusohemi, jemi të tërë në një situatë të tillë, por pa lënë pas dore dermatologjinë.”

Dermatologia tregon se problemet me lëkurën, kryesisht ato me akne, kanë qenë edhe më parë kur maska nuk mbahej dhe kur COVID-19 nuk ekzistonte. Ajo tregon se problemet e lëkurës janë të shërueshme në krahasim me problemet që koronavirusi krijon, dhe me vështirësitë që mund të na lërë më vonë.

“Problemet me aknet kanë qenë edhe pa mbajtur maskën. Edhe nëse na jep maska probleme, duhet ta mbajmë. Pastaj pacienti vjen dhe referohet, do i jepet trajtimi, vendoset një material që përveç maskës mund ta limitojë nëse ka dhënë një superndjeshmëri mbajtja e maskës, psh:. me një material të pambuktë dhe kremra ribalancues të trajtimit të lëkurës përsa kohë edhe e trajton problemin, por edhe mundohemi t’ia heqim efektin sekondar që mund t’i ketë dhënë maska.”

Apeli i Blerta Gjonit është të ruajmë njëri-tjetrin nga COVID-19, të mbajmë maskën, edhe pse mund të na japë probleme, pasi zgjidhjen e ka te dermatologu. Zgjidhje ka edhe kur jep probleme, maska duhet.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve