COVID-19 dhe shkollat/Qytetarja Shaholli: I kam thënë mos e mbaj maskën në klasë, nuk i mbushet truri me oksigjen

Gazetare: Klevisa GJIKA

Hapja e shkollave këtë vit u shoqërua me masa strikte për shkak të përhapjes së COVID-19. Por sa respektohen masat në një kohë kur rrezikojmë një valë të dytë dhe kur dihet se fëmijët janë transmetuesit më të mëdhenj të virusit keqbërës?

Në një monitorim të bërë nga gazeta “Shëndeti” në shkollën 9-vjëçare “Skënder Caci” në kryeqytet, vihet re se grumbullimet nuk mungojnë sërish, edhe pse jemi në përfundim të javës së parë të rifillimit të procesit mësimor. U diskutua se mbledhjet pas kangjellave të shkollës lidhen me ditën e parë të shkollës, por në fakt nuk është kështu.

E pyetur për gazetën “Shëndeti”, qytetarja Mira Shaholli tregon se i ka kërkuar vetë fëmijëve të mos e mbajnë maskën, pasi kjo e fundit nuk i lejon të marrin frymë lirisht dhe nuk e lë trurin të mbushet me oksigjen.

“Unë i kam thënë vetë që të mos e mbajë në klasë maskën, duke dëgjuar se janë maskat jo shumë të mira, i kam thënë vetë që ta heqë. Kur dalin e kanë të vendosur. Unë i kam blerë nga këto maskat që ia laj, ia hekuros. Thonë që nuk mbushte me oksigjen truri, nuk është shumë mirë që ta mbajnë gjitëh kohës. Ne jemi të rritur dhe e heqim, jo më fëmija”, tregon Mira.

Por a i lejojnë mësuesit nxënësit e tyre të qëndrojnë pa maska?

“Nuk e kam pyetur kaq shumë. Thotë që ka fëmijë që e mbajnë sepse ai ka qejf se është edhe kjo pjesa  që fëmijët kanë qejf. Thotë se ka fëmijë që e mbajnë, unë herë e heq, herë e vendos. Nuk e di, unë i kam thënë që ta heqë. Kam dhe gocën që thotë mua më bezdis mami edhe po ta mbaj këtu poshtë”, shprehet qytetarja, nënë e dy fëmijëve.

Krahas kësaj, në lidhje me grumbullimet ajo shprehet: “Ku të shkosh, ku ta presësh, është e pashmangshme mendoj. Kush do vijë ta marrë fëmijën, nuk e di se si bëhet një mënyrë tjetër për të mos pasur grumbullim. Nuk di ça të them.”

E pyetur në lidhje me zhvillimin e procesit mësimor për 2 orë e 45 minuta, ajo thekson se nuk është e mjaftueshme, por kështu është përcaktuar dhe mbetet të presim që të shohim ecurinë në javët në vazhdim.

“Është një gjë që e kanë caktuar të tjerët , nuk është e mjaftueshme sigurisht, nuk e dimë sa arrihet të shpjegohet, sa arrihet të bëjnë detyrë klase. Mbetet të shohim se është java e parë.”

Nga ana tjetër, orari i dërgimit të fëmijëve në shkollë shihet si i papërshtatshëm.

“Për mua nuk është mirë se e kam punën me turne, bëj rrugë 100 herë, shko, ço, merr, pastaj në punë. E kam pak të lodhshme”, shton më tej Mira Shaholli.

Edhe prindër të tjerë, në pritje të daljes së shkollës e pranojnë këtë. Një prej tyre, shprehet:

“Aq dakord jemi sa ç’e pyet. Kushtet të detyrojnë të vish t’i sjellësh me këtë orar. Në shtëpi s’i mbajmë dot, në shtëpi është më keq se s’vinë hiç.”

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve