Dyfishimi i rasteve të reja/ Anglia planifikon një mbyllje të dytë!

Qeveria në Britani po planifikon në përpjekje për të ngadalësuar rritjen e infektimeve, një izolim të mundshëm për disa javë, njoftojnë mediat britanike.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që javën e ardhshme, vendimet të bëhen të ditura nga qeveria, informon dritare.net. Parashikohet që qeveria të marrë një vendim, për izolim të pjesshëm. Nuk ka ende një plan për të mbyllur shkollat, por planifikohet mbyllja e disa bizneseve dhe kufizimi i orareve për restorantet dhe baret. Shkencëtarët në Britani, kanë parashikuar një tjetër shpërthim të virusit. Tani çdo shtatë deri tetë ditë, rastet po dyfishohen.

Ata parashikojnë që do të ketë një numër të konsiderueshëm të viktimave deri në fund të tetorit nëse nuk do të ketë ndërhyrje të mëtejshme nga qeveria.

Por kryeministri Boris Johnson po ngurron të urdhërojë një bllokim tjetër kombëtar, për shkak të pasojave katastrofike që do të kishte në ekonomi.

Ndërsa në veri-lindje të Anglisë, kanë hyrë në fuqi rregullat e izolimit, duke prekur dy milionë njerëz. Banorët duhet të përdorin transportin publik vetëm për qëllime thelbësore, për të shkuar në shollë apo në punë. Restorantet apo kafenetë, duhet të mbyllen para orës 22:00, ndërsa nuk lejohen vizitat te miqtë. Në azile nuk lejohen vizitorët. Ndërsa siç duket, për shkak të shtimit të rasteve, qeveria angleze, po planifikon t’i shtrijë këto masa në të gjithë vendin./Dritare.net

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet