A është e sigurt vaksina kundër shytave? A duhet të vaksinohen fëmijët?

Nga Daniela Burnazi

Vaksina kundër shytave është mënyra më e mirë  për të ulur rrezikun apo simptomat e prekjes nga shytat. Zakonisht kjo vaksinë ndahet në  2 doza: ku doza e parë bëhet në moshën 12-15 muajsh dhe doza e dytë  4-6 vjeç.

Vaksina të mbron nga 3 sëmundje: fruthi, shytat dhe rubeola (MMR). Vaksina MMR është e sigurtë dhe efektive dhe shumica e fëmijëve nuk kanë ndonjë efekt anësor nga vaksina. Zakonisht efektet anësore janë shumë të lehta si ethe apo skuqje në zonën ku është bërë vaksina.

Komplikimet që sjellin shytat:

Shytat janë një  sëmundje ngjitëse që shkaktohen nga virusi i shytave. Shfaqja e tyre zakonisht fillon me ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulare, lodhje dhe humbje oreksi. Shumica e njerëzve paraqesin edhe ënjtje të  gjendrave të  pështymës. Kjo zakonisht shkakton nofulla të ndjeshme dhe të fryra.

Në disa njerëz shytat mund të shkaktojnë probleme shumë të mëdha si:

  • Orkit (enjtje e testikujve) tek meshkujt që kanë arritur pubertetin.
  • Ooforit (enjtje e vezoreve) dhe/ose mastit (enjtje e gjinjve) tek femrat që kanë  arritur pubertetin.
  • Encefalit (enjtje e trurit)
  • Menengjit (enjtje e indeve që mbulojnë   trurin dhe palcë n kurrizore)
  • Humbje të pë rkohshme ose pë rhershme të  dë gjimit etj.

Burimi: CDC

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor