Tryezë diskutimi: “Të njohim Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut”

“Të njohim institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut” bëri bashkë personazhe të medias dhe sistemit të drejtësisë. Dritan Sakuta, jurist dhe Isa Myzyraj, gazetar nxorrën në pah se çfarë ndodh me të drejtat e njeriut pas publikimit të një lajmi, por edhe në ndjekjen e tij në aspektin ligjor. Impakti dhe roli i medias në promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe zbatimi dhe respektimi i këtyre të drejtave u shoqërua edhe me problematika të nxënësve dhe stafit pedagogjik në gjimnazin “Mersin Duqi” në procesin e edukimit.

Në kuadër të projektit “Europa respekton të Drejtat e Neriut”, ditën e sotme, u realizua një takim i hapur në lidhje me ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e institucioneve të pavarura. Këto të fundit kanë të bëjnë me rolin e tyre në procesin e pranimit në Bashkimin Europian, veprimatri kjo që mbart një rëndësi të veçantë.

Pjesë e këtij takimi konsultativ ishin përfaqësues të institucioneve të pavarura, institucione lokale OSHC- të lokale, media lokale, studentë dhe qytetarë.

Armela Pengili, drejtoreshë e “Center ACT for SOCIETY” bëri mirëseardhjen dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë në diskutim, pasi fuqizimi i institucioneve të tilla mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Shoqata “Together for Life” e përcolli aktivitetin gjatë gjithë kohës në ‘livestream’, me qëllim që informacioni i shpërndarë të mund të aksesohet nga një numër më i lartë njerëzish që janë të interesuar për njohjen e të drejtave të njeriut.

Ky shkrim është prodhuar në kuadër të projektit “Evropa respekton të drejtat e njeriut”, zbatuar nga organizata “Together for Life” dhe “Act For Society”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e TFL dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet