Alarm i kuq nga COVID-19. Ja në cilin vend rikthehet ushtrimi i punës nga shtëpia

Në Mbretërinë e Bashkuar, kabineti qeveritar, është mbledhur për të diskutuar për masat shtrënguese, që mund të ndihmojnë në mirëmenaxhimin e pandemisë, para se situata të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Pritet që ndeshjet sportive të mos rifillojnë siç ishte planifikuar, ndërsa baret dhe restorantet, duhet të mbyllen para orës 22:00.

Qeveria, ka sugjeruar sërish punën nga shtëpia.

“Nëse mund të punoni nga shtëpia, bëjeni, sepse tani duhet ta bëni”, ishte këshilla e qeverisë britanike.

Të hënën, niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar Covid-19 u zhvendos në 4, që do të thotë se transmetimi është i lartë.

Të hënën, 4,368 raste të tjera ditore dhe 11 vdekje, u regjistruan në Britani./Dritare.net

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU