Mbyllen baret dhe restorantet, ja cili vend kthehet në zonë të kuqe

Nga kjo e hënë do të mbyllen baret dhe restorantet në Marsejë, Aix-en Provence dhe Guadeloupe, të Francës. Kjo masë serioze dhe e papritur është lajmëruar mbrëmë nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Përmes një thirrjeje solemne, ai iu drejtua popullit që të shmangë ndërveprimet shoqërore, si në vende publike, ashtu edhe në ato private. Situata e rëndë me virusin ka bërë që pjesa me e madhe Francës të bëhet zonë e kuqe. Edhe sistemi shëndetësor është vendosur në vështirësi të madhe, pasi infektimet kanë bërë që të shtrohen në spitale shumë njerëz.

Zonat e kuqe që janë në alarm përfshijnë: Parisin dhe periferitë e tij, metropolet e Lyon, Lille, Bordeaux dhe më pas Nice, Toulouse, Saint-Etienne, Rennes, Rouen, Grenoble, Montpellier dhe përtej detit, Guadeloupe.

Véran njoftoi masën e jashtëzakonshme për të mbyllur bare dhe restorante në metropolin Marseille-Aix en Provence dhe në Guadeloupe, të cilat janë zona në vigjilencë maksimale. Të gjitha vendet publike do të mbyllen, nëse nuk janë në gjendje të praktikojnë kontrolle të rrepta shëndetësore. Tani për tani, muzetë, teatrot dhe kinematë nuk preken nga masat./Dritare.net

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU