Vala e dytë në Kanada/ Kryeministri: Vjeshta mund të jetë më e keqe se pranvera

Kanadaja po përballet me valën e dytë të pandemisë Covid-19. Numrat po shohin rritje të madhe ditët e fundit. Kryeministri, Justin Trudeau tha se vjeshta do të jetë më e keqe se pranvera. Kryeministri kanadez thotë se nëse situata vijon si tani, apo përkeqësohet nuk do të ketë grumbullime për festa.

“Në katër provincat tona më të mëdha, vala e dytë tashmë është duke u zhvilluar. Numrat janë të qartë. Më 13 mars, kur u izoluam, kishim 47 raste ditore me Covid-19. Vetëm dje, kishim mbi një mijë. Ne jemi në prag të një vjeshte, e cila mund të jetë shumë më keqe se pranvera. Unë e di se ky nuk është një lajm që do të donit ta dëgjoni dhe ne nuk mund të ndryshojmë numrat e sotëm apo ato të nesërm. Ata janë vendosur tashmë nga ajo që bëmë ose nuk bëmë dy javë më parë. Por, ajo që mund të ndryshojmë është situata që mund të përballemi në tetor dhe në dimër. Me shumë gjasë, nuk do të ketë grumbullime për ditën e Falënderimeve, por kemi akoma një mundësi për Krishtlindjen.”-tha Trudeau./Dritare.net

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet