Mbi 1000 testime dhe 159 të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë, 1 viktimë dhe rekord të shëruarish

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1085 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 159. Pavarësisht përpjekjes së mjkëve, ka humbur jetën një 75-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Genta Qirjako Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19. Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.

COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020) Testime totale 90138 Raste pozitive 13965 Raste të shëruara 8342 Raste Aktive 5239 Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2638 Durrës 572 Shkodër 386 Elbasan 286 Lezhë 272 Korçë 237 Fier 230 Vlorë 187 Kukës 144 Berat 116 Dibër 98 Gjirokastër 68

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU