Në vitin 2020, stresi do të jetë shkaku kryesor i sëmundjeve

“Në vitin 2020 shkaku kryesor i sëmundjeve ose i mungesave në punë, do të jetë stresi”. Ky është përfundimi i dalë nga vëzhgimi i Agjencisë Evropiane për stresi burreSiguri dhe Shëndet në Punë (Eu-Osha).

Një gjë e tillë u mbështet edhe nga drejtuesi italian Tommaso De Nicola, i cili tha: “Sot shkaqet kryesore të stresit janë pasiguria, mbingarkesa në punë dhe faktorët drejtues, në veçanti mungesa e mbështetjes nga shefat dhe bashkëpunëtorët. Për 50% të punëtorëve evropianë të intervistuar, stresi është një gjendje normale pune”.

“Tema e stresit na përket të gjithëve, – tha nënsekretari i Çështjeve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Benedetto Della Vedova. – Mendojmë se kush është punësuar në fushat ndërkombëtare, çdo katër në pesë ndërron vend, zyrë, shtëpi, shkollën e fëmijëve, jeton larg përqafimeve, dashurisë së familjes dhe shpesh e ka të vështirë t’i rikthejë gjëra të tillë.

“Po prapë e vështirë është për ata që punojnë në zonat ku ka kriza dhe situata emergjence. Pra është thelbësore që të përmirësohen kushtet e punës për punëtorët në mënyrë që të arrijnë objektiva cilësorë, të jenë efikas dhe produktivë”./ANSA

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim