Situata e diabetikëve, Toti: Kostot indirekte më shqetësuese, shumë nuk e deklarojnë në punë

Në Shqipëri ka dhjetëra mijëra persona që vuajnë nga diabeti, por edhe nga kushte të pamjaftueshme mbështetje mjekësore dhe sociale. Shumë prej tyre ankohen jo vetëm për trajtimin financiar të pamjaftueshëm për t përballuar kostot, por edhe për një burokraci të tepruar, që u bën ditën edhe më të vështirë.

Sipas Florian Totit, mjek endokrinolog por dhe President i Shoqatës së Diabetikëve, “është turp që një 30-vjeçar me diabet të diskriminohet për rinovimin patentës. Në botë diskutohet a mund të bëhen pilotë aeroplani, këtu diskutohet a mund të merret patenta çdo 2 vjet. Diabetikët duhet të barazohen me të tjerët, sepse për ta shndërrohet në një faturë financiare shumë të lartë, në Francë duhet të bëjnë vizitë mjekësore çdo dy vjet vetëm pacientët me insulinë”.

Pikërisht kostot indirekte, ato që shkojnë përtej të mjekimeve, janë për Totin shpenzimet më të mëdha, rreth dy të tretat e kostove të përgjithshme. Bëhet fjalë për kosto transporti në kryeqytet, ku janë centralizuar shërbimet, ndërkohë që shumë nuk kanë leje në punë, se kanë frikë të deklarohen si diabetikë. Për të përballur impaktin social dhe psikologjik përtej atij mjekësor, ka filluar një projekt i Bankës Botërore, fillimisht në kryeqytet, që nënkupton se do te kalohet në një rivlerësim të ri të sëmundjeve kronike, jo vetëm nga ana mjekësore por edhe psikologjike dhe sociale.

Toti pranon mangësitë shqiptare ndaj diabetit, sqaron se “në 2014 kemi bërë një seancë parlamentare dëgjimi në Kuvend enkas për këtë çështje, dhe e vetmja gjë që zgjidhëm pjesërisht ishte rimbursimi deri në 25 vjeç. Për vitin 2020 mendohej të zgjerohej fasha, por tërmeti dhe COVID ka prekur fonde të rëndësishme të buxhetit, nuk dua të justifikoj por duhet të jemi edhe mirëkuptues”, thotë ai për A2.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve