Kreu i OBSH-së infektohet me COVID-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkuar në vetë-karantinim pasi rezultoi i infektuar, si kontakt i një personi pozitiv me Covid-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, i vendosur në Gjenevë, Zvicër, bëri publik njoftimin të dielën vonë dhe u shpreh se nuk kishte simptoma.

“Unë jam identifikuar si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19,” shkroi ai në Twitter. “Jam mirë dhe pa simptoma, por do të shkoj në vetë-karantinim gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësore dhe do të punoj nga shtëpia.”

Tedros Adhanom Ghebreyesus është biolog dhe studiues i Shëndetit Publik nga Etiopia, shtet në Afrikë, që shërben si kreu i OBSH-së që prej vitit 2017. Tedros është i pari drejtues jo mjek dhe i pari afrikan në këtë post. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një organ shëndetësor që u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, për të promovuar shëndetin global për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet infektive.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve