Shtesat ushqimore, a janë të shëndetshme?

Nga Kheira Bettayet, “Science & vie, 2014”

Në kohën kur 41% e francezëve marrin vitamina minerale ose ekstrakte bimore për të ruajtur formën, rezulton se janë të rralla shtesat ushqimore që japin përfitim real. Madje, disa duhet të evitohen!

multivitaminaFrancezët zënë vendin e tretë pas Gjermanisë dhe Italisë dhe ndodhen para Mbretërisë së Bashkuar (Anglisë) në përdorimin e shtesave ushqimore. Në fakt, vitet e fundit tregu i shtesave ushqimore ka njohur rritje konstante në Francë duke prekur kufirin prej 1.2 miliardë eurosh në 2012-n, me një rritje mesatare vjetore prej 4 %.

Por pse përdoren?

Arsyeja e parë pse përdoren këto shtesa është për të luftuar lodhjen. Më tej vjen dëshira për të qëndruar të rinj ose për të shpëtuar nga problemet e shëndetit dhe së fundi nevoja për të plotësuar defiçitin ushqimor.

41 % e njerëzve të pyetur në internet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore në Francë pranuan se gjatë vitit 2013 kishin përdorur shtesa ushqimore të paktën një herë.

Cili është profili i këtyre konsumatorëve?

Personat që i përdorin më shpesh janë ata mbi 35 vjeç dhe që njohin mirë rekomandimet e programit të ushqyerjes së shëndetshme. Në përgjithësi i përdorin femrat, që janë më të rregullta me të paktën tre herë në javë, 28% e tyre dhe burrat me 15%.

Sipas mendimit të ekspertëve të shëndetit, shtesat në vitamina nuk llogariten aq efikase, multivitaminat thjesht tregojnë një ushqyerje të çekuilibruar. Një studim nga WHI (Nisma e Shëndetit për Gratë) në mbi 16 000 gra të moshës së pjekur tregoi se marrja e mutivitaminave nuk ndikon as në rritje, as në ulje të shfaqjes së sëmundjeve të rënda, pra ka veprim asnjanjës, si në kancere, sëmundje kardiovaskulare dhe aksidente vaskulare cerebrale.

Anketa “Suvimax” në Francë drejtuar nga prof. Serge Hercberg e cila ndoqi 13 000 vetë që morën tableta multivitaminash, tregoi se dozat nuk ndikuan në ulje as të kancerit, as të sëmundjeve kardiovaskulare, vetëm tek burrat shtesat u cilësuan interesante në rregullimin e nutrientëve.

Vitamina C në vitet ’70 cilësohej si e efektshme kundër rrufës, por në 2007-n shkencëtarët shqyrtuan shumë studime të bëra në mbi 11 000 vetë për më shumë se 12 vjet dhe konstatuan se vitamina C nuk ka asnjë efekt parandalues mbi rrufën, veçse tek maratonistët, skiatorët dhe gjimnastët.

Rezultoi se marrja e multivitaminave nuk shpejton shërimin, por mund të ketë një shkurtim jo të dukshëm të kohës së sëmundjes. Psh. të rriturit në përgjithësi vuajnë nga rrufa 12 ditë në vit. Po të marrin multivitamina, ata fitojnë 1 ditë, pra vuajnë 11 ditë.

vitamina cPo atëherë si bëhet dallimi ndërmjet atyre që janë efikase dhe të tjerave?

Duke u konsultuar me internetin ekzistojnë tre lloje të mëdha shtesash ushqimore. Këto shtesa janë shumë të ndryshme dhe përmbajnë disa lëndë ushqyese të shpërndara në tre familje të mëdha:

– Vitamina ABC: që ndërhyjnë në shumë procese jetësore, prodhim energjie, në rruazat e bardha, leukocitet

– Mineralet: hekur, magnez, selenjum ose kalcium që janë element kyç në shumë procese si transporti i oksigjenit etj.

– Ekstraktet bimore: që përdoren pikërisht për të eliminuar toksinat, helmet nga organizmi.

Në të tre grupet selenjumi, beta – karoteni, dhe vitamina C të cilësisë antioksidante u kundërvihen radikaleve të lira që kanë pjesëmarrje në plakje, në kanceret ose sëmundjen e alcajmerit etj.

Sipas studimit të “Inserm -Paris”, lëndët më të shpeshta të konsumuara përmes shtesave ushqimore janë magnezi, 42% e përdoruesve, vitamina B-6, 30% , vitamina C, 27% e përdoruesve.

Shtesat ushqimore pa asnjë efekt

Ndaloni shpenzimet për shtesa vitaminash dhe mineralesh. Lexoni punimet e studiuesve amerikanë në 2013 të Universitetit John Hopkins në Baltimorë SHBA. Plotësimi me nutrientë i të rriturve të ushqyer mirë nuk ka asnjë përfitim të dukshëm, gjë që është shprehur dhe më lart. Tepër i artikuluar nga mediat në të dy anët e Adriatikut ky botim është shoqëruar me tre studime shumë të mëdha.

I pari tregon se nuk ka asnjë provë të qartë në favor të një përfitimi domethënës të shtesave me vitamina e minerale për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kancereve.

I dyti evidenton se marrja ditore e multivitaminave për kohë të zgjatur nuk sjell përfitime të njohura.

Së fundmi konkludon po ashtu se shtesat me vitamina e minerale nuk ulin në mënyrë domethënëse statistikore aksidentet kardiovaskulare tek pacientët që kanë kaluar më parë infarkt të zemrës.

VitaminaC 2Ato që kanë një efekt real terapeutik

Janë raste të veçanta me përfitime reale. Këtu futen disa persona të sëmurë ose të rrezikuar ose gratë e moshuara. Nuk flitet vërtet  për shtesa, por për plotësim në sensin e rregullimit. Sipas ekspertes nutricioniste të “Inserm”, bëhet fjalë më shumë për ilaçe.

Kështu acidi folik (vitamina B-9) rekomandohet që prej vitit 2000 tek gratë para fillimit të shtatzënisë ose edhe tek gratë kur kanë mbetur shtatzanë, pasi kjo pengon keqformimet  e embrionit dhe ka rol kyç në ndarjen qelizore të fetusit. Sipas rekomandimeve, shtesat me vitaminë D duhen tek të porsalindurit, adoleshentët dhe të moshuarit. Fabrikimi nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë të vitaminës D është kyç për rritjen dhe mineralizimin e kockës. Defiçiti i saj rrit rrezikun për rakizëm tek fëmijët, defekti i mineralizimit të kockës ose dekalçifikimin kockor. Por për këtë nuk ka status konsensual ku të gjithë të japin prova për efektivitetin e përfitimit nga kjo shtesë ushqimore.

Por shtesat a mund të kenë efekt anësore?

Irene Margaritis, shefe e sigurisë shëndetësore të ushqimeve, thotë se duhet pasur kujdes nga konsumi në doza të larta disa shtesa, pasi mund të induktojnë efekte të padëshiruara të menjëhershme ose disa orë pas marrjes së tyre. Kështu marrja e tepërt e vitaminës A mund të shkaktojë nauzë, dhimbje koke, turbullime të pamjes deri hemorragji e aq më keq abuzimi i grave shtatzëna në vitaminën A rrit 2.5 herë rrezikun për keqformime fetale. Vitaminë tjetër e marrë me shumicë që jep dëmtime është Vitamina D, e cila sipas një studimi, e marrë në doza të tepërta mund të rrisë vdekshmërinë. Po ashtu mund të përmendim një shembull tjetër ku marrja për kohë të gjatë e komponentëve të karotenit rrit rrezikun për kancer të mushkërive tek duhanpirësit.

Përbërësit me bazë fito-estrogenesh rrezikojnë për kancer gjiri, pra nxit recidivën për ato që kanë pasur më parë ose tek ato që paraqesin një rrezik për kancer gjiri. Për këto ka prova të forta, sipas Matilde Trouvier. Në 2011-n një studim i realizuar në afro 40 000 gra për produktet e multivitaminës dhe vitaminës B-6, acid folik, zink, ferrum, mgnez, e bakër janë shoqëruar me rrezik mortaliteti deri 18%, prandaj duhet që për prodhimet me beta-karoten në kuti të vihet shënimi “nuk këshillohet për duhanpirës”.

Përktheu e përshtati: Dr. Ndue Nikaj/ Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?